Holanda dhe Ekuadori ndahen baras.
Holanda dhe Ekuadori kanë luajtur baras në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupi A në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ndeshja e zhvilluar këtë të premte në stadiumin “Khalifa International” u mbyll baras 1:1, shkruan Gazeta Express.
Cody Gakpo kaloi fillimisht “Tulipanët” në epërsi në minutën e 6-të, me holandezët që shkuan në pushim me epërsi minimale.
Megjithatë, ata nuk ia dolën ta mbanin këtë epërsi në pjesën e dytë.
Ekuadorianët ia dolën të barazonin rezultatin në minutën e 49-të, përmes futbollistit më të rrezikshëm, Enner Valencias.
Holanda tani ka 4 pikë dhe vazhdon të jetë lidere e grupit, por me pikë të njëjta me Ekuadorin.
Senegali është i treti me 3 pikë, kurse Katari i fundit dhe pa pikë.