Holanda do të dërgojë helikopter në Shqipëri për të ndihmuar në situatën me zjarret.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka deklaruar ditën e sotme në një intervistë për KlanNeës është shprehur se situata në Gjirokastër është nën kontroll.
Sipas Peleshit i gjithë fokusi tashmë është shuarje e flakëve në Karaburun. Ministri ndër të tjera në fjalën e tij ka bërë me dije se për të shuar flakët është kërkuar ndihma e vendeve fqinje dhe vende të tjera në Evropë dhe pozitivisht deri tani është përgjigjur Holanda.
Ai u shpreh gjithashtu se shumë shpejt nga Holanda do të vijnë helikopterë me kapacitet shumë të lartë që do të ndihmojnë forcat e armatosura.