Holanda bën çmendurinë, shënon dy herë dhe dërgon ndeshjen në vazhdime.
Holanda ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Argjentinës në 2-2, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Pjesa e parë u mbyll në të mirë të Argjentinës, që shënuan me Nehuel Molina në minutën e 31-të.
Argjentinasit shënuan edhe njëherë në pjesën e dytë me Leo Messi, që gjeti rrjetën nga penalltia për 2-0.
Futja në lojë e Wout Weghorst ndryshoi gjërat, duke bërë që tulipanët të kthehen në lojë.
Në minutën e 83-të, erdhi goli që e hapi ndeshjen, kur Steven Berghuis harkoi në zonë, duke e gjetur Weghorst që me kokë shënoi për 2-1.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej, në minutën e 12-të shtesë, Weghorst sërish shënoi pas një aksioni të bukur të holandezëve për 2-2.
Tani mbetet të shihet se çfarë do të na sjellin vazhdimet.