Holanda e mposht Sengelain, e nis me këmbë të mbarë Kampionatin Botëror

19:17 | 21 November 2022

Holanda ka arritur të marrë tre pikë pasi shënoi fitore me rezultat, 2:0, përball Senegalit.

Golin e parë për tulpianët e shënoi Cody Gakpo. 23-vjeçari shënoi në minutën e 84-të pas asistimit fantastik të Frenkie de Jong.

Pas Gakpos shënoi edhe mesfushori i Ajaxit, Davy Klaassen. 29-vjeçari shënoi në fundin e sfidës në një kundërsulm të përgatitur mirë.

Në Grupin A, Holanda ka pikët e barabarta me Ekuadorin, ndërsa Senegali e Katari akoma nuk kanë marrë asnjë pikë.

Komento: