Homazhe në Llashticë për 27-vjetorin e martirëve të luftës

17:30 | 13 Prill 2026
homazhe-ne-llashtice-per-27-vjetorin-e-martireve-te-luftes

Këshilli i fshatit Llashticë organizoi homazhe për nder të 27-vjetorit të martirëve, ku morën pjesë deputetë të Republikës së Kosovës, përfaqësues nga Komuna e Gjilanit, nënkryetari i komunës, drejtorë komunalë si dhe përfaqësues të partive politike dhe institucioneve të Kosovës.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, të pranishmit nderuan sakrificën e të rënëve për lirinë e Kosovës, duke i përkujtuar me respekt dhe mirënjohje.

Homazhet u zhvilluan në një atmosferë dinjitoze, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerave për të cilat ata dhanë jetën.

Komento: