​Homazhe pranë lapidarit në Maznik, nderohen dëshmorët

15:40 | 16 Prill 2026
​homazhe-prane-lapidarit-ne-maznik,-nderohen-deshmoret

Përmbyllen aktivitetet përkujtimore për 16 prillin 1999, organizuar nga Komuna e Deçanit në bashëkpunim me organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në kaudër të ecjes “Shtegu i Lirisë” pjesëmarrësit nga Gllogjani shkuan drejt Maznikut, duke ndjekur rrugët, ku dikur kishin lëvizur luftëtarët e UÇK-së dhe të rënët për liri.

Me të arritur në Maznik, ata bënë homazhe pranë lapidarit në vendin, ku kanë rënë dëshmorët dhe vendosën kurora me lule.

Komento: