Homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan për nder të Epopesë së UÇK-së

18:03 | 05 Mars 2024
homazhe-te-varrezat-e-deshmoreve-ne-gjilan-per-nder-te-epopese-se-uck-se

Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, bashkë me gra, përfaqësues intitucional dhe përfaqësues të OJQ-ve, kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Morina Bunjaku ka bërë të ditur se kanë filluar aktivitetet e Javës së Gruas “Ne për Ato”.

“Gjatë ditës, nënkryetarja e Komunës me bashkëpunëtorë kanë vizituar kampin ushtarak të FSK-së në Gjilan, repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm, repartin e Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak, për t’i përfunduar aktivitetet me homazhe te busti i Nushit dhe Tefikut”, njofton Komuna e Gjilanit.

“Me gruan dhe për gruan, në të gjitha sfidat”, ka thënë nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku.​

Komento: