Homazhet për Kadarenë, Osmani takohet me Ramën

12:08 | 03 Korrik 2024
homazhet-per-kadarene,-osmani-takohet-me-ramen

Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Në Tiranë për homazhe ka shkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Pqra se të hyjë në TKOB, Osmani është parë duke u përshëndetur me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Homazhe para arkivolit të Kadaresë ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anëtarë të kabinetit të tij dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Komento: