Hoti: 678 milionë eurot që Kurti po i mban në bankë janë zhvlerësuar për 20% ose për 136 milionë

11:06 | 02 November 2022

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se për shkak të “paditurisë” që Qeverisë Kurti, sot ekonomia e Kosovës i ka 500 milionë euro më pak në qarkullim. Po ashtu ka thënë se 678 milionë eurot që Kurti po i mban në bankë janë zhvlerësuar për 20% ose për 136 milionë.

Përmes një postimi në Facebook, të mërkurën Hoti ka thënë se Qeveria ka dështuar në menaxhimin e buxhetit.

Ka përmendur atë që vetëm 21 për qind e mjeteve për investime kapitale janë shpenzuar gjatë këtij viti.

“Kjo po na kushton shtrenjtë. Për shkak të mosrealizimit të shpenzimeve kapitale, sot ekonomisë i mungojnë rreth 200 milionë euro në qarkullim”, ka thënë Hoti.

Ai ka treguar se është Ministria e Industrisë ka shpenzuar 5% realizim të shpenzimeve kapitale, apo Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave me 6%, Ministria e Ekonomisë me 13%, Ministria e Mbrojtjes me 15% etj.

Sipas deputetit të LDK-së, sot vlera e parave të gatshme të Qeverisë ka arritur në 678 milionë euro.

Rrjedhimisht beson se Qeveria do të mund ta largonte akcizën e ta zbriste TVSH-në pa shkaktuar implikime buxhetore.

“Paratë e gatshme në llogarinë e Qeverisë kanë arritur në 678 milionë euro, dyfish më shumë sesa që është e nevojshëm. Rrjedhimisht, mund të ishte pezulluar akciza në naftë, si dhe përgjysmuar TVSH-ja në naftë dhe në mallra ushqimore, pa shkaktuar asnjë vështirësi buxhetore për Qeverinë.

Sikur të mos mblidheshin këto mjete vetëm sa për t’i mbajtur në llogari, sot ekonomia do të kishte edhe 300 mil euro në qarkullim. Këto mjetet tanimë janë zhvlerësuar nga infalcioni për rreth 20%, që është rreth 136 mil euro”, ka thënë Hoti.

“Këta as nuk i shpenzojnë mjetet e mbledhura për projekte, e as nuk ua lënë qytetarëve. Pasojat po i bartim të gjithë. Sot në ekonomi ka rreth 500 milionë euro më pak për shkak të paditurisë”, ka deklaruar ai.

Komento: