Hoti deklarohet pas arritjes së marrëveshjes, thotë së nga nesër nisin reformat në shtet

11:33 | 02 Shkurt 2020

Edhe Abdullah Hoti ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes.

Për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është deklaruar edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Abudallah Hoti. Sipas tij, menjëherë pas votimit të Qeverisë, do të nisin reformat në shtet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se do të angazhohen që të fuqizojnë shtetin e Kosovës, ushtrinë dhe pozitën e shtetit në arenën ndërkombëtare, derisa ka deklaruar se do të punojnë edhe në normalizimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje.

“PASNESËR nisim reformat ekonomike, arsimore e shëndetësore, si dhe për fuqizim të rendit e ligjit për te gjithë njësoj”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, sot është nënshkruar marrëveshja për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LVV dhe LDK do të ketë 15 ministri, dy zëvendëkryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Komento: