Hoti e akuzon Qeverinë e Kosovës për presion ndaj sindikatave

11:51 | 01 Gusht 2023
hoti-e-akuzon-qeverine-e-kosoves-per-presion-ndaj-sindikatave

Avdullah Hoti, deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po u bën presion sindikatave të punëtorëve në sektorin publik.

“Sipas raportit të buxhetit për janar-qershor 2023, janë përgjysmuar pagesat e anëtarësisë në sindikatë nga të punësuarit në sektorin publik. Ja sa kanë paguar ata në tri vitet e fundit:

2021 = 1.01 mil euro,
2022 = 0.97 mil euro,
2023 = 0.41 mil euro”, tha ai.
Hoti u shpreh se lufta e qeverisë me sindikatat është paradoks për një qeveri të majtë.

“Është e qartë se kjo gjendje ka ardhur si rezultat i luftës të kësaj qeverie me sindikatat në Kosovë, që është paradoksale për një qeveri të majtë. Është e qartë se kjo situatë reflekton si presion i paprecedent ndaj të punësuarve në sektorin publik”, ka shkruar Hoti.

Komento: