Hoti e quajti PSD-në partnere të koalicionit qeveritar, i kundërpërgjigjet Sejdiu

20:43 | 21 Dhjetor 2018

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se PSD-ja është bërë partnere e koalicionit qeveritar.

E për këtë deklaratë i është kundër përgjigjur Dardan Sejdiu.

“Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti flet për legjitimitet dhe për deformim të vullnetit politik. Pajtohem në kompetencën e tij për këtë temë, apo së paku me përvojën”, ka shkruar Sejdiu në profilin e tij në Facebook.

“Nuk është e largët koha kur vraponte me ia siguruar votat Hashim Thaçit për ta zgjedhur President të Republikës dhe kur partia e tij doli e treta në zgjedhjet e fundit parlamentare në të cilat referohet”.

“Ishim opozitë, asokohe kur LDKja e Avdullah Hotit ishte edhe një herë në pushtet me PDK. Jemi opozitë, sot që dëshmojmë sërish se dallojmë nga LDK’ja se si e bëjmë politikën, me rezultate konkrete, në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, shkruan Sejdiu.

Komento: