Hoti e quan Kurtin mashtrues dhe të dëmshëm për shtetin

18:15 | 17 Janar 2023

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me videon e Kurtit, ku ai e kujton ish-politikanin e vrarë pesë vjet më parë, Oliver Ivanovic.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se disa persona kanë aftësi për ti transformuar qëndrimet e veprimet nga njëri ekstrem në tjetrin.

Duke lënë të kuptohet se Kurti i ka ndryshuar qëndrimet për Oliver Ivanovic.

‘’Ata të parët quhen mashtrues, të cilët kur janë në pozita vendimmarrëse bëhen të dëmshëm për shtetin’’ ka shkruar Hoti.

Komento: