Hoti: Epopeja e UÇK-së, moment inspirimi për të ardhmen tonë si shtet i lirë e i pavarur

09:33 | 05 Mars 2024
hoti:-epopeja-e-uck-se,-moment-inspirimi-per-te-ardhmen-tone-si-shtet-i-lire-e-i-pavarur

5, 6 dhe 7 Marsi shënojnë përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Epopeja e UÇK-së – moment lavdie e përkulje për të rënët, moment inspirimi për të ardhmen tonë si shtet i lirë e i pavarur”, ka thënë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi.

“Familja Jashari u kthye në simbolin e sakrificës për liri, e cila u bë pjesë e historisë botërore të sakrificës së popujve për liri”, shtoi ai.

Hoti më tutje se çdo përvjetor i Epopesë së UÇK-së duhet të na shtoj përgjegjësinë e detyrave që kemi, ku vetëm kështu nderojmë të rënët për lirinë që gëzojmë sot.

“Të lartësuar qofshin gjithmonë të rënët për liri”, përfundoi ai.

Komento: