Hoti falënderon deputetët që votimin e rishikimit të buxhetit

15:41 | 13 Korrik 2020

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që votuan rishikimin e buxhetit.

Me 67 vota për, një abstenim dhe asnjë kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan rishikimin e buxhetit për vitin 2020.

Pas këtij votimi, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se shumë shpejt do të procedohet në komisione parlamentare dhe të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Faleminderit të gjithë deputetëve për mbështetjen e rishikimit të buxhetit.

Tash duhet shpejt të procedohet në komisione parlamentare dhe të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar.

Komento: