Hoti flet pas takimit me Macronin: Franca e përkushtuar ta mbështes Kosovën në dialogun më Serbinë

17:23 | 07 Korrik 2020

Hoti pas takimit me Macron ka thënë se Franca e përkushtuar ta mbështes Kosovën në dialogun më Serbinë që duhet të çojë në njohje.

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur rreth takimit të tij me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris. Thotë se ndihet i nderuar nga pritja që iu bë në Pallatin Elysee dhe se Macron iu zotua se Franca përkrah Kosovën në dialogun me Serbinë.

Hoti ka publikuar disa fotografi nga takimi në pallatin presidencial të Francës. Ai pas takimit me Macronin shkruan për raportet mes Kosovës e Francës.

“Shumë i nderuar me pritjen nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Raportet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyeshme dhe ne jemi falëndërues për përkrahjen e saj. Përpektiva e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet në këtë pjesë të Evropës” , ka shkruar Hoti në Twitter.

Tutje ai shton se ka marrë përkrahjen e presidentit francez për dialogun Kosovë – Serbi.

“Franca zotohet se do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili duhet të çojë në njohje të dyanshme dhe normalizim të raporteve” , thuhet tutje në postimin e tij.

Komento: