Hoti flet për situatën e sigurisë në vend, përmend edhe shaminë

10:30 | 14 Gusht 2022

Vendi ynë është duke u ballafaquar me situata të ndryshme.

Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i Kuvendit, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar rreth situatës së sigurisë në vend.

Ai tha se “situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike dhe politike në Kosovë dhe rajon”.

Hoti tha se problemet do t’i evitonte “një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë”.

“Situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon.

Një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me partnerët social, do t’i kishte evituar problemet me të cilat po përballemi, ose së paku do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët”, ka shkruar Hoti.
Ai ka publikuar edhe një tabelë ku për çdo problem e ka paraqitur “qasjen që duhet ndjekur” sipas mendimit të tij.

Një nga problemet për të cilat Hoti ka këshilluar se si të zgjidhet është edhe tema e shumëdiskutuar për bartjen e shamisë në shkolla. Hoti tha se trajtimi i kësaj teme duhet të mbështetet vetëm në Kushtetutë.

Komento: