Hoti godet Kurtin: Linçimi ndaj gazetarëve, shenjë e mentalitetit autoritar

16:13 | 11 Tetor 2026

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj gjuhës së linçimit të drejtuar ndaj gazetarit Fidan Jupolli, duke kritikuar qasjen e Kurtit dhe ndjekësve të tij ndaj kritikëve.

Hoti theksoi se demokracia dëshmohet përmes respektimit të mendimit ndryshe dhe se gazetarët duhet të jenë të lirë të kritikojnë pushtetin pa frikë nga linçimi.

Postimi i plotë:

Gjuha e linçimit ndaj kritikëve, e promovuar me fanatizëm nga Kurti dhe ndjekësit e tij, këto ditë është drejtuar ndaj gazetarit Fidan Jupolli.
Kemi qenë në pushtet, Fidan Jupolli na ka kritikuar dhe ka bërë satirë çdo ditë, por asnjëherë askujt nga ne as nuk i ka shkuar mendja ta linçojmë atë.

Sepse dallimi mes demokracisë dhe mentalitetit autoritar qëndron pikërisht te mënyra se si i trajtojmë ata që nuk pajtohen me ne.Pushteti demokratik i përballon kritikat. Gazetarët nuk kanë nevojë për lejen e pushtetit për të folur lirshëm.

Fjala e lirë mbrohet sidomos atëherë kur nuk na pëlqen ajo që thuhet!

Komento: