Hoti ‘godet’ Qeverinë e Kosovës për taksën ndaj Serbisë

11:41 | 01 Mars 2019

Ndaj taksës që Qeveria e Kosovës vendosi ndaj produkteve serbe, po vazhdon të ketë reagime të shumta.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se taksa e vendosur prej 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja është bërë strehë plaçke për Qeverinë e Kosovës.

Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media, duke shtuar se në këtë gjendje edhe institucionet publike janë bërë strehë e militantëve partiake.

“Janë mbi tetë milionë euro nga buxheti që janë ndarë në mënyrë të jashtëligjshme dhe Kryeministri Haradinaj duhet të jap përgjegjësi për këtë” u deklarua Hoti, duke shtuar se ky keqpërdorim duhet të diskutohet në seancën e jashtëzakonshme e cila do të mbahet të martën në Kuvend.

“Edhe ky keqpërdorim do të shqyrtohet në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet të martën në Kuvend”, tha shefi i grupit parlamentar të LDK’së.

“Në anën e tjetër institucionet publike janë bërë strehë e militantëve partiakë. Për të gjitha këto dështime duhet të marr përgjegjësi shefi i PDK-së, Kadri Veseli, pasi që ai është edhe shef i PAN-it. Zgjedhjet e reja janë mënyra e vetme për të dalë nga ky ngërç
politik”. përfundoi Hoti.

Komento: