Hoti godet “reformën fiskale” të pushtetit: Qeveria e re ka shumë punë për sanimin e dëmeve të shkaktuara

09:54 | 18 Shtator 2024
hoti-godet-“reformen-fiskale”-te-pushtetit:-qeveria-e-re-ka-shume-pune-per-sanimin-e-demeve-te-shkaktuara

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti, duke thënë se ka bërë ligje e ndërhyrje kontradiktore kundër biznesit dhe parimeve të ekonomisë së tregut të lirë social.

Sipas tij, Qeveria e ardhshme ka shumë punë për sanimin e dëmeve të shkaktuara.

Hoti ka thënë se sipas Ligjit të ri për procedurat tatimore, nëse biznesi ka paguar më shumë TVSH në administratën tatimore, nuk mund ta shfrytëzojë atë kreditim tatimor mbi 3 vjet, e pagesat e tepërta të tatimit në fitim për periudhën mbi 3-vjeçare nuk mund të rimbursohen e as të transferohen në obligime të tjera tatimore që biznesi ka ndaj shtetit.

“Sapo të kalojë periudha 3-vjeçare ajo shumë e parapagimit tatimor për biznesin është e humbur. Ndërkaq, pagesat e tepërta të tatimit në fitim për periudhën mbi 3-vjeçare nuk mund të rimbursohen e as të transferohen në obligime të tjera tatimore që biznesi ka ndaj shtetit. Ky është rezultati i ‘reformave tatimore’ kur ato bëhen pa debat publik shterues dhe miratohen me procedura të përshpejtuara në Kuvend”, ka shkruar Hoti.

Shkrimi i plotë:

Komento: