Hoti, Haradinajt: Pse nuk e morët në dorë dialogun me Serbinë por ia latë Thaçit

23:20 | 07 September 2019

Avdullah Hoti me kritika ndaj Ramush Haradinajt.

Ish-deputeti i LDK-së i ka drejtuar pyetje kryeministrit të dorëhequr të Kosovës lidhur me “copëtimin e Kosovës e dialogun me Serbinë”.

Lidhur me këtë ai në një postim në Facebook e ka pyetur Haradinajn se pse se mori ai në dorë dialogun me Serbinë por përgjegjësinë e kishte lënë te presidenti Hashim Thaçi, meqë thotë se kur erdhi në pushtet “Kosova po copëtohej”.

“Haradinaj: Kur e mora postin veç kishin filluar punimet për copëtimin e Kosovës”. Atëherë, pse tentuat të bartni udhëheqjen dialogun tek Presidenti me rezolutën e prillit 2018? Pse nuk e morët vetë në dorë dialogun?”, ka shkruar Hoti.

Haradinaj sot në një tubim ku u shpall zyrtarisht kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, tha se “Kosovën e kishte gjetur duke u copëtuar kur ai erdhi në krye të Qeverisë.

“Kur kam ardhë në udhëheqjen e Kosovës shtëpia jonë Kosova, ishte në terr, s’prodhohej as energji elektrike. Kosova s’e kishte as Ushtrinë e vet. S’e kishte as Trepçën qind për qind në Kosovë. Në atë kohë prapa shpine punohej për një dialog të rrezikshëm për me copëtu Kosovën, rrezikohej pragu i shtëpisë”, ka thënë Haradinaj.

Komento: