Hoti i kërkon Haradinajt të largohet nga qeveria

14:21 | 30 Janar 2019

LDK-ja po kërkon që nga kryeministri Ramush Haradinaj të largohet nga qeveria,pasi që kjo sipas tyre do të i shërbente të mirës së Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të mos e prish partneritetin me ndërkombëtarët.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni siç e quajti ai i “punëve të mëdha” nuk mund të qeverisë më, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoti ka kërkuar që kjo qeverisje të lëshojë rrugë sa më parë, kjo sipas Hotit për të mirën e qytetarëve.

Hoti ka kërkuar nga qeveria e Haradinajt që të bëhet kjo për të mirën e ruajtjes së miqësisë me partnerët e Kosovës.

Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri pro evropiane dhe pro zhvillimit.

Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Kot e ka koalicioni i ”puneve te medha”. Nuk mund te qeverisin. Duhet te leshojne rruge sa me pare. Per te miren e qytetareve. Per te miren e ruajtjes se miqesive me partneret tane. Nuk ka vota nga opozita per te shkaterruar shtetin.

Kosoves i duhet qeveri pro evropiane, pro zhvillimit.

Komento: