Hoti i kundërpërgjigjet Shalës: Po e arsyeton një marrëveshje të balancuar me Serbinë

22:20 | 25 February 2019

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të Blerim Shalës i cili tha se duhet të arrihet një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hotit ka thënë se njerëzit që paguhen nga taksat e qytetarëve po promovojnë idenë e Thaçit për copëtimin e Kosovës.

Sipas tij, Shala po e arsyeton me pasion një marrëveshje të balancuar me Serbinë.

“Eshte e tmerrshme qe i gjithe ekipi i zyres se Presidentit, qe paguhen me taksat e qytetareve te Republikes se Kosoves, jane angazhuar per te arsyetuar idene e shefit te tyre per copetimin e shtetit te Kosoves. Sonte njeri prej tyre, qe kane qene pjese e te gjitha etapave te shtetndertimit te Kosoves, e arsyeton me pasion nje marreveshje te balancuar me Serbine, ku Serbia duhet te marre dicka. Per keqardhje”, ka shkruar Hoti në Facebook. /ORAinfo/

Komento: