Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook I është kundërpërgjigjur kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, i cili tha se marrëveshja me Serbinë duhet të kalojë përmes referendumit.
Hoti u shpreh se me Serbinë sipas tij duhet të arrihet një marrëveshje në përputhje me Kushtetutën, dhe se sipas tij e njëjta nuk ka fare nevojë të shkojë në referendum.
Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:
Marreveshja me Serbine do te perfshije normalizimin e marredhenieve tona me kete shtet, asgje me shume. Prandaj, duhet te arrihet ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves dhe ligjet perkatese.
Nje marreveshje e tille nuk ka nevoje te shkoje ne referendum, sic po paralajmeron shefi i PAN-it, vec nese ai po planifikon korigjim te kufirit me kete marrevshje. Le te jete i sinqerte me qytetare dhe pastaj do ta sheh vete pergjigjen e qytetareve.