Hoti i Nismës: Deklarimet e PDK-së për korrupsionin janë populiste – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Hoti i Nismës: Deklarimet e PDK-së për korrupsionin janë populiste

21:51 | 11 Shtator 2019

Enver Hoti i Nismës, ka akuzuar PDK-në e Vetëvendosjen se janë të njëjta dhe të se të dyja po mashtrojnë.

Ai në Rubikon tha se PDK-ja po largon disa fytyra prej partisë e ato po i bashkohen më pas Vetëvendosjes.

“Po shoh se PDK-ja po tenton të fshijë të kaluarën për të krijuar ‘demek’ mundësi për të sjellë drejtësi e luftë kundër korrupsionit. Po largon figura, e ato po shkojnë në Vetëvendosje. VV-ja e PDK-ja po mashtrojnë. Janë të njëjta”, tha ai

Enver Hoti, ish-deputet i Nismës, ka thënë se Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit sepse ishte “lodhur për të çuar përpara agjendën e përbashkët të koalicionit PAN”.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se deklarimet e PDK-së për të luftuar korrupsionin janë vetëm populizma. Këtu ka përfshirë edhe Vetëvendosjen duke thënë se të dy partitë kanë qëndrim të njëjtë.

“Deklarimet e PDK-së janë populiste. Çka do të bëjë PDK-ja me njerëzit brenda partisë e që janë me aktakuzë. Nuk përfundon luftimi i korrupsionit nëse e shmang një person me aktakuzë. PDK dhe VV kanë qëndrim të njëjtë. Dera e parë që duhet të bëhet është ardhja në parti. Nëse i ofron mundësi të jetë pjesë e listës, të udhëheqë partinë, dikujt që deri dje ishte në pushtet dhe ishte me penalizime të ndryshme, nuk po jep mesazhin e qartë. As VV-ja s’ka listë aq të pastër sa pretendon”, ka thënë ai, duke refuzuar t’i përgjigjet Valdrin Ahmetit të VV-së për të dhënë emra të kandidatëve të VV-së me aktakuzë.

Duke iu përgjigjur deklarimeve të Frashër Krasniqit të koalicionit AAK-PSD se kryeministri Haradinaj ka udhëhequr rrugën drejt Ushtrisë dhe zhvillimet e tjera dhe se Haradinaj është i pari që ka arritur ta rrëzojë PDK-në nga pushteti, Hoti ka thënë se “jemi të gatshëm të pranojmë të arriturat por edhe gabimet, por asnjëra s’janë vetëm të Haradinajt”.

“Më e keqja që përmendi Frashëri mendoj se është veprimi i dorëheqjes. Ky vendim sikur e la në gjysmë të rrugës atë rrugëtimin e përbashkët e atë agjendë e ato tema të caktuara pa i shtyrë përpara. Ka shfaqur shenja të lodhjes për të çuar tutje përpara tema të caktuara. Ai u shmang. Sikur që u shmang nga një lodhje”, ka shtuar Hoti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!