Hoti i përgjigjet Osmanit: Nuk ka përvojë me udhëheqjen e Kuvendit

12:24 | 22 Korrik 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është përgjigjur kritikave të Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, se ai nuk ka eksperiencë në drejtimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

”Kryetarja e Kuvendit nuk ka përvojë me udhëheqjen e Kuvendit, dhe është detyra e saj e parë. Dhe detyra ime është vetëm në mandatin e parë po ashtu”.

Kjo deklaratë e tij erdhi si kundërpërgjigje ndaj asaj të Osmanit që e bëri mbrëmë në Rubikon ku tha se Hoti nuk ka përvojë të mjaftueshme për ta udhëhequr dialogun.

Komento: