Hoti i thur lavde vetës: Kur mora qeverisjen, Kosova përballej me kërcënimin për largimin e ushtrisë amerikane

21:59 | 23 Janar 2021

Hoti thotë se kur e mori qeverisjen, Kosova përballej me kërcënimin për largimin e ushtrisë amerikane

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Degën V në Prishtinë.

Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët për angazhimin e tyre të palodhshëm për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Shtëpia jonë politike ka pasur shumë sfida, por ne gjithmonë kemi dalur ballëhapur dhe faqebardhë, do të dalim edhe në këto zgjedhje. Me 14 shkurt, qytetarët do të votojnë për LDK-në, sepse kemi larguar nga diskursi politik fjalën korrupsion, kemi larguar temën e shkëmbimit të territorit prandaj Kosovës i duhet normalitet sikur çdo vend evropian, këtë ua garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Hoti.

Hoti mes tjerash tha se kur e morri qeverisjen, Kosova përballej me kërcënimin për largimin e forcave të ushtrisë amerikane, ndërsa sot FSK-ja po merr pjesë në misione paqeruajtëse me gardën e Ajovës.

Hoti theksoi se LDK-ja ka listën me njerëz që kanë integritet dhe profesionistë të fushave prandaj është e gatshme të përballet me çdo sfidë që del përpara.

Komento: