Hoti kërkon nga Presidenti të caktojë datën e zgjedhjeve

11:07 | 22 August 2019

Hoti thotë se Presidenti të mos vonohet, të caktojë datën e zgjedhjeve.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të caktojë sa më shpejtë datën e zgjedhjeve.

“Pres tani që Presidenti ta çojë çështjen përpara dhe të caktohet data e zgjedhjeve”, ka thënë Hoti.

Ai tutje shtoi se, “qëndrimi ynë ishte që të kishte debat, por shumica kërkuan që të shkohej direkt me shpërbërjen e Kuvendit”.

Komento: