Hoti kërkon shkarkimin e ministrit kosovar që kërkoi largimin e ambasadorit zviceran

12:40 | 29 March 2019

Kërkohet shkarkimi i ministrit të Kosovës që kërkoi largimin e ambasadorit zviceran.

Nuk po ndalen kritikat ndaj deklaratave të ministrit kosovar Pal Lekaj, kundër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, që kërkoi largimin e tij.

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është i pa precedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasador.

“Dhe atë të Zvicrës, ku janë mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës. Në paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë përfshihen edhe taksat e këtyre 200 mijë qytetarëve të Kosovës që i paguajnë në Zvicër. Prandaj, është më se legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit”, ka shkruar Hoti.

Hoti, tutje shkruan se “Vetëm shkarkimi këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra”.

Komento: