Hoti kujton Ukë Bytyçin: Vras*ja e tij ishte sulm ndaj demokracisë

13:38 | 27 October 2024
hoti-kujton-uke-bytycin:-vras*ja-e-tij-ishte-sulm-ndaj-demokracise

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka përkujtuar ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin, në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti shkruan dse Bytyçi do të mbahet mend si shërbyes i devotshëm i vullnetit të qytetarëve dhe si një njeri që nuk u ndal së punuari për avancimin e Suharekës dhe të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, përkujtojmë intelektualin, bashkëpunëtorin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe kryetarin e Suharekës, z. Ukë Bytyçi. Vrasja e Ukës ishte sulm ndaj institucioneve të vendit, demokracisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë”.

“Do të kujtohet përherë si një shërbyes i devotshëm i vullnetit të qytetarëve dhe si një njeri që nuk u ndal së punuari për avancimin e Suharekës dhe të Kosovës. Kryetari Ukë Bytyçi do të mbahet mend për veprimtarinë e tij të bujshme që ka bërë për liri dhe demokraci.  Lavdi për jetën dhe veprën e Ukë Bytyçit!”, ka shkruar Hoti.

Komento: