Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesë të njohjeve të reja të pavarësisë së vendit.
Hoti, ish-kryeministër i Kosovës i cili nënshkroi në Washington marrëveshjen për normalizim ekonomik nga e cila erdhi njohja e Izraelit, ka pyetur se “si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?”.
Ai tutje ka thënë se kur Kosova bashkëpunonte me partnerët njohjet i vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë.
“Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë. Çudi!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.