Hoti lëshon sallën kur flasin deputetët e VV-së

13:22 | 09 Tetor 2020

“Protesta” e Hotit ndaj VV-së, lëshon sallën kur flasin deputetët e saj.

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, për të dytën herë ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, teksa përfaqësuesit e partisë opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, po flisnin për 100 ditshin e ekzekutivit, raporton “KOHA”.

Kësaj radhe, Hoti e lëshoi sallën teksa po fliste deputetja, Fitore Pacolli. Derisa herën e parë e kishte lëshuar sallën kur foli shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi.

Pacolli kishte kritika të theksuara për Qeverinë “Hoti”, sidomos për ato që theksoheshin edhe në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2020 për Kosovën.

Komento: