Hoti ka akuzuar Thaçin për mashtrim të opinionit.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka akuzuar për mashtrim presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
Hoti ka thënë se pohimet e presidentit se “SHBA nuk ishte e përfshirë në Samitin e Berlinit”, janë të pavërteta.
Ai ka shtuar se Thaçi po vepron në kundërshtim të plotë me detyrat e tij kushtetuese.
Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:
Institucione kredibile te shteteve mike, qe kane ndikim ne te tashmen dhe te ardhmen e Kosoves, deshmuan sot se pohimet e Presidentit te Kosoves se “SHBA nuk ishte e perfshire ne Samitin e Berlinit” jane te paverteta. Rrjedhimisht, keto deklarime te Presidentit jane mashtrim i opinionit. Me veprimet e tij tash e sa kohe, Presidenti po vepron ne kundershtim te plote me detyrat e tij kushtetuese dhe me interesat e vendit.