Hoti: Me dialogun udhëheqi unë

13:29 | 02 Korrik 2020

Hoti: Me dialogun udhëheq kryeministri, për çdo zhvillim do të raportoj në Kuvend.

Kryeministri Hoti sot ka përsëritur se në bazë të Kushtetutës, kryeministri është në krye të dialogut.

Në një konferencë për media pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me ambasadën britanike në Kosovës për mbikqyrjen e rekrutimit të personave në pozitat e larta udhëheqëse të institucioneve, Hoti ka thënë se këshilli i ekspertëve do ta mbështesë profesionalisht Zyrën e Kryeministrit në procesin e dialogut, raporton Gazeta Express.
“E kemi formuar një trupë që është këshilli i ekspertëve që është brenda Zyrës së Kryeministrit që do të mbështesë profesionalisht në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti.

Hoti tutje ka thënë se në bazë të kushtetutës, kryeministri udhëheqë me dialogun dhe për çdo zhvillim të procesit do të raportojë në Kuvend

“Kryeministri në bazë të Kushtetutës është në krye të dialogut, I cili koordinon punën edhe të këshillit të ekspertëve dhe të forumit të liderëve dhe komunikimi me Kuvendin Unë do t’i raportoj Kuvendit për çdo zhvillim në procesin e dialogut”, ka thënë ai.

Kështu ka ndodhur edhe në kohën kur jam shkarkuar. MPJD, përkatësisht ish Ministri i Jashtëm, z. Glauk Konjufca, vendimin për shkarkim fillimisht e kishte publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook, më pas edhe në media; e tek më pas e kishin dërguar edhe zyrtarisht në emailin tim.

Pra, qeveritë tona, pa dallim, të rëndësishme e shohin komunikimin me masat. Individi është i parëndësishëm, madje edhe atëherë kur pozicioni i tij në raport me ҫështjen për të cilën bëhet fjalë është i rëndësishëm.

Se sa individi është i pavlerë në këtë shtet, personalisht e kam përjetuar disa herë ndër vite, por më të freskëta i kam kujtimet e ketyre muajve të fundit.

– E kam të freskët tentativën e MPJD-së për të mohuar të drejtën time ligjore për ankesë. Me datë 10.03.2020 zyrtarja e arkivës në MPJD në menyrë eksplicite më ka thënë se: kam urdhër nga eprori për të mos i pranuar ankesat e juaja (pra të konsujve të shkarkuar).
– E kam të freskët injorimin e ish Ministrit, z. Konjufca, për t’u takuar dhe biseduar për paqartësitë në raport me vendimin për shkarkimin tim.

– E kam të freskët papergjegjësinë e MPJD-së për kthim të sigurt të diplomateve në shtetin e tyre. MPJD, ndonëse parashihet me ligj, ka refuzuar që të marr përsipër kthimin e sigurt të diplomateve në shtetin e tyre. Kthimi ka ndodhur në kohën e shpërthimit të virusit Covid19, por MPJD as që ka dashur të dij për këtë.

– E kam të freskët vendimin arbitrar për shkarkim, pa biseduar fare më mua si subjekt kyҫ në këtë ҫështje.

– E kam të freskët heshtjen e Zyrës Ligjore pranë MPJD-së për më shumë se dy muaj, ndonëse afati ligjor për përgjigje në një ankesë është 30-të dit. Pra, mua më është dashur që të ankohem dy herë për të siguruar një përgjgje.

– E kam të freskët përgjgjen qesharake dhe jo profesionale të KZAK-së pranë MPJD-së, e cila, në njërën anë ka konstatuar se nuk ka mandat për t’u përgjigjur në ankesën time, ndërkaq në anën tjetër është përgjigjur. Për habinë e ҫdokujt, KZAK ka konstatuar se emrimi im si konsull ka qenë emrim politik, edhe pse, në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk ekziston kategoria politike për rangun e diplomatit që kam qenë unë. Madje, as në vendimin për emrimin tim nuk përmendet askund kategoria politike.

– I kam të freskta edhe shumë padrejtësi të tjera të shtetit tim, por nuk po dua që t’i konsumoj këtu. Po i ruaj për një kohë dhe vend më të duhur.

Komento: