Hoti me tri vende pune dhe tri banesa, kjo është pasuria e tij

14:12 | 15 June 2019

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, nuk qëndron keq me financa.

Ai ka deklaruar se bashkë me bashkëshorten e tij marrin rrafsh 54 mijë e 610 euro për një vit. Apo 4 mijë e 542 euro në muaj.
Hoti ka deklaruar tri vende pune: një si deputet, tjetrën si profesor në UP, tjetrën si profesor në një kolegj privat.

Ka deklaruar se kolegji privat ia ka dhënë 8100 euro parapagim.

Një kolegj privat në Kosovë e ka parapaguar Avdullah Hotin për të dhënë mësim. Ia ka dhënë 8 mijë e 100 euro para të gatshme.

Por, Avdullah Hoti, në total merr gati shtatë herë më shumë euro në vit krahasuar me paratë që ia ka parapaguar kolegji privat.

Shefi i deputetëve të LDK’së se nga Kuvendi i Kosovës merr 25 mijë e 632 euro; nga Kolegji Dardania 8 mijë e 100 euro në vit; nga qiraja e banesës 1 mijë e 365 euro; nga mëditjet e Kuvendit të Kosovës 1 mijë e 325 euro; pagë nga UP’ja në vlerë prej 11 mijë e 183 euro; dhe mëditje nga Akademia e Shkencave në vlerë prej 95 eurosh.

Komento: