Hoti merret pak me VV-në: Copë-copë do bëhen njerëzit brenda listës së Vetëvendosjes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hoti merret pak me VV-në: Copë-copë do bëhen njerëzit brenda listës së Vetëvendosjes

22:11 | 21 Janar 2021

Avdullah Hoti: Copë-copë do bëhen njerëzit brenda listës së Vetëvendosjes.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se kundërkandidati i tij nga radhët e VV-së, Albin Kurti bën çdo gjë për një grusht votash.

Hoti në Rubikon madje përmendi edhe listën e Vetëvendosjes, për personat në të cilën përbëhet ajo listë, tha se do të bëhen copë-copë se nuk qëndrojnë dot bashkë, njofton Klan Kosova.

”Zotri Kurti nuk lë gjë pa bë, për të fituar një grusht vota. Nuk bëhet çdo veprim për vota. Shini listën e tij, nuk sheh gjë pa bë për të fituar vota”.

”Ka gjithçka në listën e saj [Vetëvendosjes]. Gjëra që nuk qëndrojnë bashkë. Gjëra që nuk janë në frymën e ndërtimit të një shoqërie demokratike properëndimore”.

”Ke gjithçka brenda vetëm për të fituar një grusht vota”.

”Dhe është një listë, si në të kaluarën. Copë-copë do të bëhen këta njerëz”, shprehet Hoti për kandidatët brenda listës së Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova..

”Kush e mban bashkë një parti politike? – e mban bashkë një lloj mendësie, filozofie e orientimit politik”.

”E këtu nuk e keni kështu. Liderin e tyre e keni ekstremist të majtë, autokratë, dhe brenda kemi njerëz të ekstremeve të ndryshme. Që nuk qëndrojnë bashkë”.

”Nuk qëndrojnë në mënyrë artificiale gjërat me një thes. Duhet të ketë një kauzë fisnike për qëndruar bashkë”.

Komento: