Hoti: Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar me COVID-19

21:56 | 25 Tetor 2020

Kohëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar një artikull të gazetës prestigjioze “The Eall Street”, ku raportohet se si vala e dytë e koronavirusit në Evropë ka filluar të përhapet nga të rinjët tek të moshuarit.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se të dhënat e fundit tregojnë që infeksionet kanë filluar të prekin grup-moshat më të vjetra, duke u shpërndarë shpesh nga anëtarët më të ri tek ata më të vjetër të së njejtës familje.

“Mos i vr;isni gjyshërit tuaj duke u infektuar nga Coronaviusi dhe duke e bartur atë tek ata. Vala e dytë e Coronavirusit në Evropë ka prekur kryesisht personat e ri ( në moshë v.j.) të cilët kanë simptoma të lehta apo nuk kanë fare”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se javët e fundit, numri i të infektuarve është rritur edhe në Kosovë.

Komento: