Hoti – ndërkombëtarëve: Kushtëzojeni Serbinë që së paku ta dimë për fatin e të zhduk*urve

21:08 | 10 Dhjetor 2024
hoti-–-nderkombetareve:-kushtezojeni-serbine-qe-se-paku-ta-dime-per-fatin-e-te-zhduk*urve

Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve thirri një takim me qëllim sensibilizimin e çështjes së të drejtave të familjarëve të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari i këtij Këshilli, Ahmet Grajcevci tha se familjarët duan drejtësi, pasi kriminelët sillen ende lirshëm.

E kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur Andin Hoti u shpreh i indinjuar ndaj faktorit ndërkombëtar derisa kërkoi nga ta që ta kushtëzojnë Serbinë për fatin e të pagjeturve.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë./teve1/

Komento: