
Nesër në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Kryeministri Avdullah Hoti që i prin delegacionit të Kosovës në Washington ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë vendime strategjike, si ato që e kanë sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke u shprehur i bindur se nuk do të jetë ndryshe as këtë herë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se delegacioni i Kosovës gjatë qëndrimit në Ëashington do të ketë edhe takime të tjera në Shtëpinë e Bardhë si ai me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, njofton Klan Kosova.
Postimi i plotë i Avdullah Hotit në Facebook:
Delegacioni i Kosovës në Ëashington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj.
Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.
Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian.