Hoti nuk mban inati me Kurtin: I uron shërim të shpejt nga covid-19

12:04 | 28 Tetor 2020

Albin Kurti sot ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Edhe Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës, i ka uruar shërim të shpejtë kreut të VV-së, Albin Kurti pas infektimit me koronavirus.

Hoti ka lënë anash përplasjet politike, teksa me anë të një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se Kurtit i dëshiron që sa më lehtë ta kalojë gjendjen shëndetësore me COVID-19, shkruan lajmi.net.

“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurëve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme”, ka shkruar ai.

Para Hotit, Kurtit shërim të shpejtë i kanë uruar edhe oponentë të tjerë politik, përfshirë Daut Haradinajn e Behgjet Pacollin.

Komento: