Hoti numëron të këqijat qe Qeveria ‘Haradinaj’ po ja sjell Kosovës

10:55 | 30 January 2019

Avdullah Hoti ka drejtuar një vagë akuzash ndaj Qeverisë ‘Haradinaj’.

Shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka përmendur se Kosova ka pësuar regres në luftimin e korrupsionit. Ai ka thënë se vendi ynë është në prag të prishjes së marrëdhënieve miqësore me SHBA-në si dhe grevat

Ai ka shtuar se lajme të tilla nuk do të duhej të prodhoheshin çdo ditë.

“Ne duhet të prodhojmë lajme për investitorë të huaj që investojnë në Kosovë, për arritje në diplomaci, për përmirësim të jetës së qytetarëve, lajme për plotësim të kërkesave për integrim evropian”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i tij:

1. Kosova ka bërë regres në luftimin e korrupcionit. Transparency International vlerëson se Kosova ka rënë nga pozita 85 në pozitën 93. Kjo sigurisht nuk është e papritur me këtë qeveri.

2. Kosova në prag të prishjes së marrëdhënieve miqësore me SHBA. Kryeministri në largim deklaron se kjo nuk është problem.

3. Kosova e bllokuar nga grevat në arsim, shëndetësi dhe adminsitratë, të nxitura nga vendimi i Qeverisë për të rritur pagën për vete, edhe pse kjo u vlerësuar të jetë konflikt i interesit nga Agjencia Antikorrupcion, që është e thirrur ligjërisht për të dhënë vlerësime të tilla.

Lajme të tilla nuk duhet të prodhohen në Kosovë. Ne duhet të prodhojmë lajme për investitorë të huaj që investojnë në Kosovë, për arritje në diplomaci, për përmirësim të jetës së qytetarëve, lajme për plotësim të kërkesave për integrim evropian.

Komento: