
Hoti: Deputetët do të kenë shumë punë në ditët e para të Qeverisë së re.
I nominuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se në takimin e sotëm të Grupit Parlamentar të LDK-së diskutuan për Programin Qeverisës, transmeton Klan Kosova.
Hoti në këtë takim e e vlerësoj si kishte një diskutim përmbajtësor.
“Deputetët do të kenë shumë punë që në ditët e para të Qeverisë së re për të miratuar ligjet për zbatimin e masave për rimëkembje ekonomike”, ka shkruar Hoti.