Hoti paralajmëron shtrëngim të masave, thotë se ka rrezik për valë të re të koronavirusit në Kosovë

17:09 | 11 Tetor 2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se rreziku nga një valë e re e COVID-19 në Kosovë është shumë i madh.

Hoti në Facebook ka shkruar se pavarësisht numrit në rënie të të prekurve me koronavirus ditët e fundit, “parashikimet janë se ky numër shpejt mund të kalojë shifrën prej 50 dhe atëherë sipas protokolleve duhet shtrënguar masat, siç po ndodh në shumicën e vendeve të BE-së”.

Ai e sheh shqetësuese rritjen e numrit të nxënësve të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, për të cilën thotë se “është rrezik serioz i përhapjes së virusit”.

Hoti ka paralajmëruar shtrëngim të masave në javët në vijim, duke përfshirë ndërprerjen e tubimeve të mbyllura, kufizime të aktiviteteve, kontroll rigoroz në shkolla, etj.

Komento: