Hoti për Kurtin: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat – ky episod fatkeq merr fund me 9 shkurt

21:08 | 11 January 2025
hoti-per-kurtin:-s’ka-cka-tregon-per-qeverisjen-e-tij-e-shan-te-kaluarat-–-ky-episod-fatkeq-merr-fund-me-9-shkurt

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk ka asgjë se çfarë të tregoj për qeverisjen e tij, prandaj shan qeveritë e kaluara.

Tutje, kandidati i LDK-së për deputet ka cilësuar qeverisjen e VV-së si një ‘‘episod fatkeq’’ në Kosovë, e cila përfundon me 9 shkurt.

‘‘Kurti, si mashtrues që është, kapet pas frazave dhe shan qeveritë e kaluara. Nuk flet për qeverisjen e tij se nuk ka çka tregon, absolutisht asgje. Nuk ka as çfarë ofron për mandatin tjetër.

Provon me dëshpërim të nxjerrë fjalë të shtrembëruara, të përgatitura nga komisarët politikë të stilit komunist.

Komento: