Hoti për Kurtin: S’ka pasur të drejtë të jetë as deputet as kryeministër

18:25 | 29 January 2021

Hoti nuk po i kursen kritikat ndaj Kurtit.

Kyeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar për vendimin e Gjykatës Supreme për të moscertifikuar disa kandidatë, përfshirë edhe bartësin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Hoti ka thënë se kushdo që probleme me ligjin nuk duhet të kenë as të kenë pasur pozita.

“Ata që kanë pasur e që kanë probleme me ligjin nuk duhet të kenë as të kenë pasur pozitë. Nëse interpretohet me kujdes vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nënkupton se kryeministri para meje nuk ka pasur të drejtë të jetë as deputet e as kryeministër”, ka thënë Hot, që ka mohuar se se zbatimi i pakove nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike në këtë periudhë po bëhet për fushatë elektorale.

Komento: