Hoti për rrymën në veri: 113 milionë u paguan për vitin 2021 dhe 2022, tash borxhi është 25 milionë

12:51 | 15 Nëntor 2023
hoti-per-rrymen-ne-veri:-113-milione-u-paguan-per-vitin-2021-dhe-2022,-tash-borxhi-eshte-25-milione

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se pagesat e rrymë për veriun e Kosovës në të kaluarën janë bërë me vendim të Kuvendit derisa tani me vendime tjera.

Hoti tha po ashtu se shuma e paguar gjatë muajve të këtij vitit është shumë më e lartë se sa shumat paguara përgjatë viteve 2021 dhe 2022, ndërkohë shtoi se nuk po i shihet fundi këtij trendi.

Përmes një statusi në Facebook, Hoti tha se qeveritarët e sotëm nuk kanë lënë gjë pa bërë në të kaluarën kundër këtyre pagesave, derisa sipas tij, tani paguajnë shumëfish më shumë për rrymën e shpenzuar nga serbët e veriut.

“Nga raportimi i KOSTT-it sot në Komisionin për Buxhet, 113 mil euro janë paguara për energjinë në veri për vitet 2021 dhe 2022. Këto mjete janë paguar nga buxheti i shtetit dhe nga dividenta e KOSTT-it për Qeverinë. Sivjet, deri në shtator, borxhi është rreth 25 mil.

Anomalia qëndron edhe në faktin se në vitin 2021, pagesa u bë me vendim të Kuvendit. Ndërkaq, në vitin 2022 u anashkalua Kuvendi dhe pagesa u krye me vendime tjera.

Qeveritarët e sotëm nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër qeverive të kaluara kur ato detyroheshin të bënin pagesat për energjinë në veri. Tani paguajnë shumëfish më shumë dhe nuk i shihet fundi si do të mbyllet kjo çështje”, ka shkruar Hoti.

 

Komento: