Hoti: Personalitete krijuese si Ismail Kadareja nuk vdesin kurrë

10:47 | 01 Korrik 2024
hoti:-personalitete-krijuese-si-ismail-kadareja-nuk-vdesin-kurre

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për vdekjen e Ismail Kadaresë, ka thënë se personalitete krijuese si ai nuk vdesin kurrë.

Ndër të tjera, Hoti shton se shqiptarët dhe kultura shqiptare në botë njihen më mirë falë kontributit të tij.

“Vepra e tij është pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe botërore. Ai do të rrojë përgjithmonë me ne dhe brezat që vijnë. Shqiptarët i kanë dhënë botës një shkrimtar të madh. Ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin botëror të kulturës shqiptare, të traditës, të konceptit të besës, të vuajtjeve të popullit shqiptar nën regjimin komunist, të cilat i ka përshkruar në mënyrë unike.  U prehtë në paqe ky gjeni i letërsisë dhe kulturës shqiptare”, shkruan Hoti në Facebook.

Komento: