Hoti: Peter Stano e përçmoi Qeverinë e Kosovës me deklaratën për Bislimin

21:33 | 20 Shkurt 2024
hoti:-peter-stano-e-percmoi-qeverine-e-kosoves-me-deklaraten-per-bislimin

Ish-kryeministri i vendit, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të BE-së Peter Stano  i cili iu referua si “dikush” zv.kryeministrit Bislimi pasi ky foli për raportet Kosovë -BE dhe kërkesat për deeskalim në Veri.

Hoti ka vlerësuar se Stano është përgjigjur me përçmim e mospërfillje ndaj Qeverisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për deklaratën e Besnik Bislimit i cili ka thënë se BE-ja s’duhet ta detyrojë Kosovën që ta eskalojë përsëri situatën për të treguar që situata në Veri të vendit ka de-eskaluar.

E për këtë deklaratë, Stano ka thënë për express se nuk komenton “gjithçka që dikush thotë në Kosovë”.

Këtë deklaratë të Stanos, Avdullah Hoti e ka quajtur përçmim e mospërfillje ndaj Qeverisë së Kosovës, duke u shprehur i habitur se si ka ardhur puna deri këtu.

“”S’komentojmë gjithçka që thotë dikush në Kosovë”!!!

Si erdhi puna që një zëdhënës i BE-së të deklarohet me kaq përçmim e mospërfillje ndaj deklarimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës?!, ka shkruar deputeti Hoti në profilin e tij në Facebook.

Qeveria e Kosovës tash e sa kohë është duke kërkuar që Bashkimi Evropian t’ia heq masat Kosovës.

Komento: