Hoti: Projektligji i ri për sigurime shëndetësore mbulon dështimin 4-vjeçar të Qeverisë

16:55 | 18 September 2024
hoti:-projektligji-i-ri-per-sigurime-shendetesore-mbulon-deshtimin-4-vjecar-te-qeverise

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë aktuale për Projektligjin e ri për sigurime shëndetësore.

Përmes një postimi, Hoti ka shkruar se ky projektligj është vetëm një kopje e ligjit ekzistues që nga viti 2014, raporton gazeta online Reporteri.net.

Madje sipas tij, shumica e neneve të projektligjit, janë identike me ligjin në fuqi, përveç disa ndryshimeve në organizim dhe zgjerim të disa elementeve.

“Projektligji i ri për sigurime shëndetësore është përgatitur për të mbuluar dështimin 4-vjeçar në shëndetësi. Nga krahasimi nen për nen i projektligjit të ri me ligjin në fuqi të vitit 2014, vërehet se shumica e neneve janë pothuajse identike. Disa nene janë riorganizuar e janë zgjeruar, por që nuk ndryshojnë asgjë në esencë krahasuar me ligjin ekzistues. Shkalla e kontributit mbetet e njëjtë, 3.5% nga punëdhënësi dhe 3.5% nga punëtori. Është shtuar mundësia që Fondi të ofrojë sigurime shëndetësore vullnetare sikurse siguruesit e licencuar në sektorin privat. Janë definuar pak më në detaje disa elemente, në veçanti sa i përket personave të varur nga i siguruari dhe të tjerët që duhet të mbulohen me sigurim nga shteti”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Në përfundim të reagimit, Hoti ka vendosur një tabelë, ku sipas tij mund të specifikohen dallimet nen për nën të projektligjit me ligjin ekzistues:

1. Nuk janë funksionalizuar sigurimet shëndetësore,
2. Nuk është funksionalizuar sistemi informatik shëndetësor,
3. Është bërë kaos me listën e barnave esenciale,
4. Furnizimi me barna është joefikas,
5. Emigrimi i mjekëve dhe stafit ndihmës mjekësor është 50% më i lartë se para vitit 2021 ,
6. Buxheti për shëndetësi është larg nivelit të kërkuar me standarde evropiane, ku Kosova shpenzon vetëm 3.5% të PBB-së në shëndetësi, krahasuar me 6% të PBB-së sa janë standardet evropiane,
7. Investimet kapitale janë tepër të ulëta për të arritur modernizimin e institucioneve shëndetësore.

 

Komento: