Hoti qeverinë e quan të mbrapshtë, shkak sanksionet e BE-së dhe raportet me ShBA-në

23:33 | 15 Shkurt 2024
hoti-qeverine-e-quan-te-mbrapshte,-shkak-sanksionet-e-be-se-dhe-raportet-me-shba-ne

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, duke përmendur sanksionet e BE-së dhe marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

Hoti tha se është paradoksale që vendi më proamerikan dhe proamerikan të ketë një pozicion të tillë.

Ai qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, e quajti të mbrapshtë.

“Sot, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës do të duhej të ishin në takime në Tiranë, qoftë edhe si pjesë e takimeve të Sekretarit Blinken me lidershipin e Shqipërisë. Por, fatkeqësisht, duhet të ndëgjojmë sqarimet e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë për të vërtetën e raporteve të ShBA-së me Kosovë, sepse Qeveria e Kosovës është thjeshtë manipuluese e opinionit publik”, shkroi Hoti.

 

Komento: